9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Deliu: Ministrja e Drejtësisë konstatoi kry në vete se Astrit është vra

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka komentuar edhe sot për debatin që ndodhi dje në Kuvend, pas fjalimit të Hisen Berishës dhe reagimit të ministres Albulena Haxhiut, shkruan Scanner.

Sipas Deliut, ministrja e drejtësisë konstatoi kry në vete se Astrit është vra.

“Dhe kjo akuzë më së miri e shpërfaq mënyrën se si ministrja e percepton drejtësinë. Mënyra se si foli Albulena Haxhiu dje, e dëshmoi edhe njëherë se çkado që vjen prej saj është vetëm hakmarrje e aspak drejtësi”, shkruan deputetja e PDK-së.

Postimi i plotë:

ÇKA THA ALBULENA HAXHIU DJE?

“Ju i keni duart e lyme me gjak”, kështu e akuzoi PDK-në dje ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Dhe këtu ajo nxori në pah një varg problemesh.

E para, ministrja e drejtësisë konstatoi kry në vete se Astrit është vra.

E dyta, që Astrit Deharin e ka vra pushteti i PDK-së.

Dhe e treta, e kolektivizoi fajin. Fajin kolektiv e caktojnë vetëm pushtetet diktatoriale, në demokraci faji është individual.

Dhe kjo akuzë më së miri e shpërfaq mënyrën se si ministrja e percepton drejtësinë. Mënyra se si foli Albulena Haxhiu dje, e dëshmoi edhe njëherë se çkado që vjen prej saj është vetëm hakmarrje e aspak drejtësi.

E kjo mendësi përfundimisht nuk kalon!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=8921167901287845&id=100001841707837&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit