7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Deliu: Kurti po e ndjenë humbjen si rrjedhojë e qeverisjes më të dobët në histori të Kosovës

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i ka reaguar kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, pasi që ky i fundit njoftoi për ndërtimin e banesave për çiftet e reja.

Deliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pas katër viteve premtim, Kurti sonte po prezanton një tjetër ‘dokument’ se qysh me i realizu këto banesa.

Sipas saj Kurti po e ndjenë humbjen si rrjedhojë e qeverisjes më të dobët në histori të Kosovës.

“Për katër vjet, nën qeverisjen e tyre, u shtrenjëtua çdo produkt dhe kosto e jetesës u rrit. Mbi 250 mijë të rinjë e lanë Kosovën në kërkim të një jete më të mirë jashtë saj. Sonte, pas katër viteve premtim, Kryeministri po prezanton një tjetër “DOKUMENT”, se qysh kanë me i realizu banesat e përballueshme për çifte. Çfarë farse e dhimbshme. Për 48 muaj, nuk ishin në gjendje një urë 13 metra me ndërtu, e po ndërtojnë diçka më shumë. Megjithatë, e kuptueshme: po e ndjenjë humbjen si rrjedhojë të qeverisjes më të dobët në histori t’Kosovës. E, nga kjo, nuk do t’i shpëtojnë as dokumentet dhe premtimet boshe. U pa se si i realizoni premtimet ju!” – ka shkruar deputetja e PDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit