8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Deliu: Kurti injoroi komunat që nuk i kontrollon, duhet fond emergjent pas vërshimeve

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se vërshimet sipas saj, nxorën në pah injorimin e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ajo shtoi se vërshimet në Skenderaj, Mitrovicë, Istog dhe Klinë kanë nxjerr në pah injorimin e pashpjegueshëm që kryeministri Kurti ka për komunat që ajo thotë se ‘nuk i kontrollon vet”.

Deliu u shpreh se Qeveria Kurti nuk mori asnjë vendim në mbledhjen e fundit të saj për gjendjen emergjente, pas vërshimeve.

“Asnjë mbështetje për mijëra qytetarë të mbetur jashtë shtëpive të tyre. Asnjë mbështetje financiare për dëmet materiale. Asnjë zotim! Të vetmit që janë duke ndihmuar janë komunat, shtetet mike te Kosovës, biznesmen, qytetarë të vullnetit të mirë dhe OJQ-të”, shkroi ajo në Facebook.

“Por, solidariteti i njerëzve këtu në Drenicë dhe qytete tjera të prekura nga vëshimet është i madh, vullneti për të rimekëmbur shtëpitë është i pathyeshëm”.

Gjithashtu, ligjvënësja opozitare ka ftuar Qeverinë e Kosovës që të ndajë fonde për intervenim emergjent në këto komuna, “sidomos në ditët e ardhshme kur pritet rënia e temperaturave”.

Postimi i plotë:

Një javë nga vërshimet, të cilat nxorën në pah injorimin e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të Kosovës.

Vëshimet në Skenderaj, Mitrovicë, Istog dhe Klinë kanë nxjerr në pah injormin e pashpjegueshëm që kryeministri Kurti ka për komunat që nuk i kontrollon vet!
Asnjë vendim në mbledhjen e fundit të Qeverisë Kurti për gjendjen emergjente, pas vëshimeve.
Asnjë mbështetje për mijëra qytetarë të mbetur jashtë shtëpive të tyre. Asnjë mbështetje financiare për dëmet materiale.

Asnjë zotim!

Të vetmit që janë duke ndihmuar janë komunat, shtetet mike te Kosovës, biznesmen, qytetarë të vullnetit të mirë dhe OJQ-të.. Por, solidariteti i njerëzve këtu në Drenicë dhe qytete tjera të prekura nga vëshimet është i madh, vullneti për të rimekëmbur shtëpitë është i pathyeshëm.

Ftoj Qeverinë e Kosovës që të ndajë fonde për intervenim emergjent në këto komuna, sidomos në ditët e ardhshme kur pritet rënia e temperaturave!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit