11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Deliu: Kurti, fitoren e tij elektorale e kupton si aftësi personale për të manipuluar një shoqëri

- Advertisement -

Deputetja e PDK-sê, Blerta Deliu, ka shkruar sot se Kurti, kurrë s’e kupton fitoren e tij elektorale si besim të fituar nga qytetarët, por si aftësi personale për të manipuluar një shoqëri, raporton Scanner.

Duke aluduar te mospagesa e mësimdhënësve, ajo shkruan se “as nuk u’a njeh punën, as nuk u’a respekton mirëqenien!”

Postimi i plotë:

Kurti, kurrë s’e kupton fitoren e tij elektorale si besim të fituar nga qytetarët, por si aftësi personale për të manipuluar një shoqëri që sipas tij, meriton të manipulohet, sepse janë thjesht një “masë analfabetësh”. As nuk u’a njeh punën, as nuk u’a respekton mirëqenien!

Historia është e mbushur me shembuj të megallomanëve të tillë, si i kanë katandisur popujt e vendet e tyre. Por, barrën kryesore historia zakonisht i’a mvesh mungesës së ndjenjës kolektive për t’i rezistuar padrejtësive. Dhe, sa me e thellë bëhet heshtja, aq më shumë trimërohen autokratët, sa më shumë trimërohen aq më shumë egërsojnë pushtetin, deri në asimilim qytetar. /Scanner/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit