Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se kryeministri në largim, Albin Kurti e ka frikë këtë parti.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se Kurti nuk mund të bashkëpunojë me PDK-në sepse ekzistenca e tij politike është ndërtuar mbi urrejtjen ndaj luftës së UÇK-së.
“Një bashkëpunim me PDK-në do ta rrëzonte tërësisht mitin e rremë mbi të cilin ka ngritur karrierën e tij, një rrëfim i ndërtuar mbi baltosjen e çlirimtarëve dhe mohimin e sakrificës për liri. Kurti nuk mund të rrijë pranë PDK-së sepse nuk i duron vlerat që ne përfaqësojmë: lirinë, dinjitetin dhe shtetin.
Ai është ndërtuar si anti-UÇK, si anti-shtet, dhe si anti-Kosovë” – ka shkruar ajo.