Është e rëndë që Kosova të krahasohet me shtetet si, Rusia e Bjellorusia, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, teksa ka komentuar masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, që u vendosën vitin e kaluar, e në bllokun evropian po diskohet për mundësinë e heqjes pas raportit të kryediplomatit të BE-së, Jodep Borrell.
Deliu-Kodra shprehu pakënaqësinë e saj për pozicionin e dobësuar të Kosovës në dialogun me Serbinë, duke thënë se vendi do të kishte një pozicion më të fuqishëm nëse nuk do të ishte nën sanksione.
“Edhe Qeveria të jetë e vëmendshme për pozicionin që e ka futur vendin. Është e rëndë që sot shteti i Kosovës, të krahoshet me një shtet si Rusia e Bjellorusia. Ndërkohë që pozicioni i jonë në dialog do të ishte më i fuqishëm nëse Kosova nuk do të futej në këtë proces nën sanksione. Ka pasur shumë pak takime të rëndësishme bilaterale të kryeministrit dhe akterë tjerë, pikërisht për këtë gjendje”, ka thënë deputetja e PDK-së, në “FIVE” të Dukagjinit.