21.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Deliu-Kodra: Të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e fyejnë Duda Baljen

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka dënuar gjuhën e deputetes së VV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ndaj deputetes Duda Balje.

Ajo ka rikujtuar gjuhen e Albin Kurtit, i cili para disa ditësh akuzoi “opozitën” se nuk po e përkrahin një femër për deputete.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se të njëjtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen me gjuhë fyese e përçmuese.

“Të njejtit që pretendojnë se po e luftojnë gjuhën seksiste, sot po e sulmojnë Duda Baljen me gjuhë fyese e përçmuese. Kur voton sipas interesit të tyre, bëhesh “partnere e respektuar”. Kur shpreh qëndrim ndryshe, bëhesh “objekt sulmi”. Ky nuk është qëndrim parimor, është standard i dyfishtë. Gratë në politikë meritojnë të gjykohen për qëndrimet e tyre, jo për përkatësinë gjinore apo etnike”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit