Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për publikimin e letrës së vitit 2022, që ai i kishte dërguar Gjykatës Speciale.
Deliu-Kodra ka thënë se në fakt Kurti nuk bëri asnjë përpjekje reale për të ndihmuar të akuzuarit në Hagë, përkundrazi, i pengoi, ndërsa tani, sipas saj, po i përdor për efekt elektoral.
“Pesë vjet heshtje, pesë vjet pengesa për financa e mungesë vullneti institucional. Asnjë vizitë, asnjë përpjekje reale”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, publikimi i letrës tani ka vetëm një qëllim, përfitimin elektoral para zgjedhjeve.
“Tani, kur proceset po afrohen drejt fundit, Albin Kurti publikon një letër të vitit 2022 që s’paska prodhu asgjë e as sot s’ka kurrfarë relevance. Ka vetëm qëllimin e efektit elektoral pak para zgjedhjeve. Asgjë më shumë”, ka theksuar Deliu-Kodra.






