5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Deliu-Kodra – qytetarëve: Kurti iu ka mashtruar kur ka premtuar se do të ulin çmimin e energjisë

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi deputetët e VV-së nuk votuan rezolutën për mosshtrenjtimin e energjisë elektrike, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se Për fajin e Kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga muaji i ardhshëm faturat e energjisë elektrike do t’iu vijnë me çmime tepër të larta.

“Deputetët e Vetëvendosjes nuk patën guximin t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike”, shkruan ajo, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Për fajin e Kryeministrit Albin Kurti dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga muaji i ardhshëm faturat e energjisë elektrike do t’iu vijnë me çmime tepër të larta.

Sot, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i braktisën qytetarët e Republikës së Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes nuk patën guximin t’i thonë Qeverisë që të refuzohet propozimi aktual për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Mosmbështetja e Rezolutës së propozuar nga subjektet politike opozitare, është lajm i keq për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk e dijmë se si do të mund të paguajnë faturat e shtrenjta të energjisë elektrike.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputetët e partisë së tij, Vetëvendosje, iu kanë mashtruar kur kanë premtuar se do të ulin çmimin e energjisë. Kjo, jo vetëm që nuk po ndodh, por nga 1 shkurti ju do të paguani shumëfish më shumë. Secili prej jush do ta vërtetojë peshën e faturës pas një muaji dhe braktisjen që sot ua bënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me urdhër të Albin Kurtit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit