20.7 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Deliu-Kodra: Për 5 vjet, Qeveria Kurti e ka degraduar Kosovën

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se vendimi i PDK-së për të votuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, për kryetar të Kuvendit nuk ishte për të ndihmuar Albin Kurtin, por për t’i hapur rrugë funksionimit të institucioneve.

Në një intervistë në FIVE në TV Dukagjini, ajo tha se ky ishte një hap i madh për të tejkaluar bllokadën politike dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve të Kosovës të kenë Kuvend e Qeveri funksionale.

“Për t’i dhënë mundësi jo Albin Kurtit, por për t’i dhënë mundësi qytetarëve të Kosovës që të kenë institucione, që ky vend të ketë Kuvend, Qeveri, të ketë konstituim, për t’i hapur rrugë bllokadës së vetëdijshme të bërë nga Albin Kurti ne kemi bërë hapa të mëdhenj. Kemi votuar një kandidat të VV-së vetëm për t’i hapur rrugë konstituimit dhe nuk ka ndodhur për asnjëherë në karrigen politike prej që mbaj mend në historinë parlamentare, VV-ja nuk ka votuar asnjëherë asnjë amandament të partive tjera. Mënyra se si janë sjellë politikisht ka qenë larg marrëveshjeve, larg diskutimit, larg përafrimit.

Dhe ne e kemi votuar (Dimal Bashën) për t’i hapur rrugë konstituimit të institucioneve. E kemi dhënë një premtim, e mbajmë fjalën dhe do ta mbajmë siç e kemi bërë deri tash”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deputetja e PDK-së akuzoi qeverinë Kurti për degradim të institucioneve në pesë vitet e fundit, përfshirë afera korruptive. Sipas saj, kjo qeveri ka shkelur çdo premtim dhe parim.

“5 vite Kosova është degraduar me afera korruptive, me aferën për rezervat shtetërore, me aferat e Martin Berishajt, me aferat e njëpasnjëshme, nepotizëm që shohim çdo ditë. Me përfaqësues e militantë partiak, të cilët kundërligjshëm vendosen ne krye të institucioneve të rëndësishme të shtetit. Me një qeveri që ka shkelur çdo premtim e parim. Me një qeveri që e ka ndalur buxhetin për procesin gjyqësor që po ndodh ne Hagë. Me një qeveri e cila pareshtur ka etiketuar vlerën me sublime të UÇK-së. Me një qeveri që ka ndaluar zhvilluar dhe varfëruar qytetarët…”, ka shtuar Deliu-Kodra.

Të ngjashme

Të fundit