Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se as në përpjekjen e radhës nuk pret ndonjë përparim në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Fatkeqësisht, as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim për shkak të qëndrimeve të barrikaduara që po i shohim tash e sa kohë,” u shpreh Deliu-Kodra.
“Fatkeqësisht as këtë të diel nuk pres të kemi ndonjë ndryshim, për shkak të qëndrimeve që kemi parë dhe për shkak të barrikadimit dhe pengmarrjes që e shohim tash e sa kohë. Natyrisht që është për keqardhje”, tha ajo.
Ajo gjithashtu foli për përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për institucione funksionale në një kohë të tillë sfiduese.