Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra nga ulësja në kuvendin e Kosovës i ka lëshuar përgjimet në mes të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të listës Serbe.
Në videon e siguruar nga Nacionale shihet se deputetja Deliu-Kodra i ka lëshuar me zmadhuese zëri përgjimet të cilat janë publikuar nga Gazeta Nacionale.
Përgjimet e publikuara janë të ndara në tri pjesë, ku në pjesën e tretë Kusari-Lila dëgjohet duke i folur keq për disa nga zyrtarët e PDK-së.