6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Deliu-Kodra, Kurtit: S’po të quaj serbofil, por vështirë me pa atë marrëveshje me sytë e tu

- Advertisement -

Në seancën e vonshme që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar kryeministrin, Kurti për pajtimin për planin evropian me 27 shkurt në Bruksel.

Deliu i ka thënë Kurtit se pavarësisht se ti ke akuzuar çdo kënd për tradhti për po të njëjta çështje, ‘’unë sot s’do t’iu quaj as tradhtar e as serbofil”.

“Sot ne kemi para vetës njeriun që nuk ka lënë njeri të vetëm në Kosovës pa akuzuar për tradhti. unë nuk e akuzoj Kurtin për tradhti as nuk e quaj serbofil, por z.kryeministër marrëveshja si e tillë ka shumë probleme. Dhe në vend të një marrëveshje finale me njohje kemi një marrëveshje të përkohshme e cila e ka Asociacionin e ndoshta mund ta ketë edhe autonominë ne Qendër. Është vëshitrë me pa me sytë e kryeministrit atë marrëveshje.”, ka thënë Deliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit