-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Deliu -Kodra: Kurti po tregohet fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës e Serbisë gjatë qeverisjeve të kaluara

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka komentuar marrëveshjen e arritur dje mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente, shkruan Scanner.

“Kryeministri Kurti po tregohet jashtëzakonisht fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës e Serbisë gjatë qeverisjeve të kaluara, të cilat i kishte shndërruar në kauzë për pushtet pa zgjedh mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore”, shkruan Deliu.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti po tregohet jashtëzakonisht fleksibil në rikonfirmimin e marrëveshjeve të dakorduara mes Kosovës e Serbisë gjatë qeverisjeve të kaluara, të cilat i kishte shndërruar në kauzë për pushtet pa zgjedh mjet e metodë sulmi ndaj institucioneve shtetërore.

Por, vazhdon të mbetet i ngurt ndaj çdo propozimi argumentues nga opozita për tejkalimin e krizave të brendshme ekonomike e sociale.

Kjo tregon shumë se ku qëndron lojaliteti kompromisës i tij!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit