Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurtit, bashkëpunon me Listën Serbe, madje sipas saj, edhe për pagën e veteranëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se për këtë shkak, Kurti ka avancuar Mimoza Kusari-Lilën në ministre.
“Albin, Themeluesit dhe emrat e PDK e kane sulmuar dhe luftuar me arme Serbinë. Siç u tha edhe sot ne Hage”.
“Me Listen Serbe bashkepunon ti, madje edhe per pagen e veteraneve te UCK. Prandaj edhe e avancon Mimozen ne Ministre si kundershperblim per bashkepunimin me Millan Radojciqin”, ka shkruar Deliu-Kodra.






