Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka komentuar dështimin e Komisionit Hetimor për dyshimet e keqmenaxhimit të krizës energjetike.
Deliu në emisionin “Politiko”, ka thënë se Komisioni Hetimor do t’i zbardhonte dëshmitë për dyshimet e keqmenaxhimit të krizës energjetike.
“Sot kemi pasur një seancë të gjatë, dhe temë kryesore ka qenë iniciativa e PDK-së, që ky komision hetimorë të themelohet, tash e një kohe të gjatë ne kemi bërë përpjekje që të marrim mbështetjen e deputetëve që të miratohet një Komisioni Hetimor i cili do të zbardhte dëshmitë, argumente, fakte për dyshimet e keqmenaxhimit të krizës energjetike”, tha Deliu në Politiko.
Deliu po ashtu tha se sot ka humbur shumica, sepse është provuar të ngulfatet demokracia.