1.7 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Deliu-Kodra: Gjysma e Kosovës në terr, shkaku i mafisë energjetike që është rehatu brenda qeverisë

- Advertisement -

Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar institucionet për reduktimet e rrymës.

Ajo ka thënë se gjysma e Kosovës është në terr si pasojë e mafisë energjetike.

Postimi:

Edhe këtë fundvit s’po na e lënë me pa mirë. Gjysma e Kosovës në terr. Jo për shkak të mungesës së energjisë, se furnizimi i rregullt ka qenë punë e kryer. Por për shkak të mafisë energjetike që është rehatu brenda Qeverisë.

Vuk Hamoviq, Martin Berisha & CO, emra që s’kanë kurrfarë lidhje me interesin e qytetarëve, por shumë lidhje me fitimin, skemat dhe me shumë gjasë, edhe me financimin e fushatave.

Qytetarët paguajnë më shtrenjtë, shteti shtiret i pafuqishëm, ndërsa disa të privilegjuar bëjnë milionat. Kjo s’është krizë energjetike. Kjo është kapje e shtetit. Është vjedhje e shtetit.

Kosova ka pasur zgjidhje. Por Qeveria ka zgjedhur interesin privat mbi qytetarin.

Prandaj, me 28 dhjetor, ju zgjidhni interesin tuaj. Votoni për ndryshim.

Të ngjashme

Të fundit