28.6 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Deliu-Kodra: Ftesa për seancë në orën 20:00, e çuditshme

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka vlerësuar si të çuditshme ftesën për vazhdimin e seancës së sotme në ora 20:00.

Ajo ka bërë me dije se caktimi për seancës është bërë pa përfunduar ende kontrollet në Kuvendin e Kosovës.

“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull. Si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë? P.S. Edhe në këto momente, ndërsa po e bëj këtë postim, Policia ende po i kontrollon hapësirat e Kuvendit”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Të ngjashme

Të fundit