Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar zhvillimet rreth vazhdimit të seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet të dielën.
Duke folur nëInfo Magazine të Klan Kosovës, Deliu-Kodra vlerësoi se bllokada aktuale vjen si pasojë e mungesës së votave nga Lëvizja Vetëvendosje për të zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit.
Sipas saj, bazuar në qëndrimet publike të përfaqësuesve të kësaj partie, nuk pritet ndonjë ndryshim në emrin e kandidatit, duke iu referuar Albulena Haxhiut.
“Nesër është përpjekja e shtatë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i hapur rrugë konstituimit të parlamentit. Partia fituese jam e bindur se edhe nesër do ta ketë emrin e njëjtë të propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës, që do të ketë votimin e saj të pestë, e them këtë në bazë të deklaratave të eksponentëve partiak të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë thënë se nuk do të ketë ndryshim të qëndrimeve të tyre në raport me nominimin që e kanë bërë për Z. Haxhiu.” – tha Deliu-Kodra në “Infor Magazinë”