-3.2 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Deliu-Kodra: Akuzat e Çekut dhe Haxhiut ndaj PDK-së dhe Skenderajt “janë valle e rrezikshme, ku s’hyjmë”

- Advertisement -

Qyqarë dhe komunë paralele serbe, i akuzoi PDK-në dhe qytetin e Skenderajt, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, për çka nga Partia Demokratike e Kosovës thanë se “është valle e rrezikshme, ku ne nuk hyjmë”.

Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, tha se ka pasur orkestrim për të nxitur tensione nga Lëvizja Vetëvendosje, duke iu referuar akuzave të Hajrulla Çekut dhe Albulena Haxhiut.

“Merreni me mend kur një komunë e tërë prej dy eksponentëve të lartë, kur thonë se spo ju bëjnë asjgë strukturave paralale – një vend që ka pasur aq shumë viktima…Tentativë për të provokuar tensione”, tha Deliu-Kodra në “Debat Plus”.

“Nëse s’kish pas orkestrim atëherë këta eksponentë të lartë s’ishin deklaruar ashtu. Ne e kemi programin tonë, aty fokusohemi, nuk do të bëhemi pjesë e vallës së rrezikshme të cilën po provon Albin Kurti dhe Vetëvendosja do ta drejtojë”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit