Home Lajme Deliu: Jam sharë, shtyrë nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi

Deliu: Jam sharë, shtyrë nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi

0
Deliu: Jam sharë, shtyrë nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas rrahjes masive që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, raporton Scanner.

Deliu që ka qenë në seancë nē atë moment, ka akuzuar deputetin e Vetëvendosjes Halil Thaçin pêr fyerje dhe sharje.

“Për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së”, shkruan Deliu.

Postimi i plotë:

Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi.

Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie.

Beteja për Kosovën dhe rrugën e saj euro-atlantike, larg bashkëpunimit me Serbinë, vazhdon pandalshëm!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=9710643425673618&id=100001841707837&mibextid=Nif5oz

Exit mobile version