-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Deliu i reagon Kurtit: Ju shkoj komplet mandati me ankesa, në vend se me punu diçka

- Advertisement -

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti i cili tha në mbledhjen e qeverisë “urojmë të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive”.

Deliu-Kodra, tha se fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese, por ministrat, zëvendësministrat e deputetët e Kryeministrit që sipas saj krijojnë ligje që shkelin Kushtetutën.

Sipas saj, mandati i Kurtit ka shkuar vetëm me ankesa, në vend se të punohej diçka.

Postimi i plotë i saj:

Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër i cili po mundohet të ruaj shtetin nga keqqeverisja juaj!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit