20.2 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Deliu: Gjykata Kushtetuese foli – rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka folur qartë që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ak thënë se rendi Rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit.

“Gjykata Kushtetuese foli qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Rendi i ditës nuk mund të ndryshohet sipas qejfit, e as votimi i fshehtë të imponohet pa asnjë bazë kushtetuese. PDK ka vepruar me përgjegjësi dhe konstruktivitet, kemi kërkuar zgjidhje, jo bllokada”.

“Përkrahim sqarimin kushtetues sepse besojmë se demokracia mbrohet përmes ligjit, jo përmes lojërave politike.b Vendimi i Gjykatës duhet të zbatohet menjëherë. Mjaft është humbur kohë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit