23.2 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Deliu e PDK-së për Haxhiun: Në vend që të reflektojë, po viktimizohet

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratës së kandidates së Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila kishte cilësuar si “sulme seksiste” kundërshtimin e opozitës për ta votuar atë në këtë post.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra e ka quajtur këtë një tentativë për viktimizim dhe shmangie nga përgjegjësia politike.

“25 seanca të Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së mbështetjes ndaj Albulena Haxhiut, jo për shkak të gjinisë së saj,” ka shkruar deputetja e PDK-së.

Ajo ka kritikuar Haxhiun për, siç thotë ajo, përdorimin e akuzave për seksizëm për të mbuluar refuzimin politik që, sipas saj, ka ardhur si pasojë e moskonsensusit dhe jo për shkak të paragjykimeve gjinore.

“Në vend që të reflektojë mbi këtë refuzim politik, ajo po viktimizohet duke akuzuar për ‘gjuhë seksiste’. Kjo është vetëm një tentativë e zbehtë për të shmangur përgjegjësitë dhe për të manipuluar opinionin publik,” theksoi Deliu-Kodra.

Ajo shtoi se vazhdimi i bllokadës institucionale për një pozitë personale përbën mosrespekt ndaj Kuvendit dhe qytetarëve.

“Është mosrespekt ndaj institucioneve që i keni bllokuar për një pozitë personale,” përfundoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit