11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Deliu: Dita e veteranëve e zymtë, shumë shokë në burgje dhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë

- Advertisement -

Imer Deliu veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) dhe i mbijetuari i masakrës së Rrezallës ka folur për ditën e veteranëve.

Ai ka thënë se dita e veteranëve në shtetet e tjera pritet me entuziazëm të shtuar e me plotë lavdi.

“Ndërsa te ne është pak ma e zymtë, arsyet janë pothuajse të ditura…shumë  nga shokët tonë kanë vuajtur nëpër burgje por janë ende në burgje nëpër procese gjyqësore dhe pothuajse çdo veteran i cili e ka kap pushkën dhe iu ka përkushtuar atdheut e vret ndërgjegjja se kjo ditë e cila i kushtohet pikërisht veteranëve e festojnë ashtu në mënyrë më modeste në mungesë të shokëve”, ka thënë Deliu.

Ai ka thënë se mungesa e krerëve të UÇK-së dhe shokët e tjerë të cilët janë në proces gjyqësor si në Hagë po ashtu edhe  ata që kanë vuajtur dënime të paarsyeshme në Kosovë e bënë që festa të jetë më e zymtë për shkak se vendimet në pothuajse të gjitha rastet ka qenë politike.

Deliu ka thënë se 30 dhjetori është ditë që gërshetohet me takime të shumë mes veteranëve.

“Me festa kryesisht nëpër restorante ku e urojnë njëri-tjetrin… por edhe duke rikujtua momente të luftës, momente të lavdisë por edhe momente të dhimbjeve”, ka thënë ai në FIVE në RTV Dukagjini.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit