-4.8 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Deliu dhe Haxhiu replikojnë për Këshillin Prokurorial

- Advertisement -

Rrëzimi i ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese dhe akuzat e ministres së drejtësisë Albulena Haxhiu ndaj institucionit themeltar të demokracisë në vend, pra Gjykatës Kushtetuese, kanë qenë shtysë e përplasjes mes deputetes së PDK-së Blerta Deliu dhe ministres Haxhiu.

Derisa Deliu akuzoi qeverinë për autoritarizëm, ajo pyeti Kurtin se a janë ‘super kriminelë’ minsitrat e tij që po e shkelin Kushtetutën.

“E keni ndrydhur e shtrydhur drejtësinë për interesa tuaja personale. Me qeverinë Kurti nuk do të ndodhë kështu sepse sistemi i drejtësisë do të jetë transparent e llogaridhënës.

Është lajm i keq rrëzimi për KPK-në. Qytetarët janë të etur për drejtësi.

Aktgjykimi prandaj është lajm i keq për qytetarët. Është i mirë vetëm për ju sepse keni përgjegjësi dhe për grupet e interesit që ia kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë.

Po unë do të komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetutës”, tha Haxhiu.

Sërish reagoi deputetja Deliu, duke thënë se duke provuar që të ‘mbrojnë sundimtarin Kurti’, Haxhiu po sulmon demokracinë e vendit.

“Ky shtet nuk do shndërrohet në shtet autoritar. Sado që ju synoni për t’ia dhënë pushtetin sundimtarit Kurti.

Edhe kjo që ju po bëni, është atak i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.

Kjo nuk do të duhej të ndodhte, një ministre që sulmon institucionet e drejtësisë nuk do të duhej të kishte vend këtu.

Ju po folni për drejtësi e unë kam një pyetje për kryeministrin Kurti, a janë super kriminelë ministrat tuaj që po shkelin Kushtetutën”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit