12.4 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Delegatët e MPJD-së kanë mbajtur takimin e Dytë të Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

- Advertisement -

Zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë të ditur se delegatët e kësaj ministrie bashkë me delegatët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë mbajtur takimin e Dytë të Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim dypalësh u folën temat në në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar prapë se e përkrahin Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet të dyja vendeve temë të cilës i ka dhënë prioritet edhe Sekretari i jashtëm britanik Lordi David Cameron pas vizitës së tij në Republikën e Kosovës dhe takimet që kishte me krerët e shtetit.

 Njoftimi i plotë:

Më 21 shkurt 2024 u mbajt takimi i Dytë i Këshillit të Partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Delegacioni i Republikës së Kosovës ishte i përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi dypalësh në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

Në këtë takim u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet të dyja vendeve temë të cilës i ka dhënë prioritet edhe Sekretari i jashtëm britanik Lordi David Cameron pas vizitës së tij në Republikën e Kosovës dhe takimet që kishte me krerët e shtetit.

Në këtë takim, në një atmosferë miqësore, u diskutua në detaje për bashkëpunimin dypalësh, u trajtuan marrëveshjet e iniciuara dypalëshe si dhe u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit, veçse mjaft të avancuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit