Pikë e vetme e këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm të FFK-së ishte miratimi i Statutit dhe i akteve të tjera normative të nevojshme.
Sipas FFK-së në atë kohë, më 27 janar 2023, Draft-Statuti ishte hartuar që nga muaji prill i vitit paraprak, pra në vitin 2022, nga një ekip i përbërë prej tre zyrtarëve të UEFA-s, dy zyrtarëve të FIFA-s dhe Komisionit të Ekspertëve të FFK-së, në harmonizim të plotë me statutet e këtyre dy institucioneve të futbollit.
Këtu mund të shihni shkrimin kur ishte votuar statuti i ri i FFK-së👇
https://telegrafi.com/delegatet-e-ffk-se-votojne-pro-miratimit-te-statutit-te-ri/
Kuvendi i Jashtëzakonshëm nisi me fjalimin e kryetarit Agim Ademi, ndërsa pas tij folën edhe kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi, si dhe përfaqësuesi i UEFA-s, Luca Nikol.






