4.5 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Delegacioni amerikan mbledh krerët e opozitës në rezidencë të ambasadorit

- Advertisement -

Delegacioni amerikan me Ndihmëssekretarja e Shtetit për Europë dhe Euroazi, Karen Donfried, së bashku me Emisarin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë mbledhur liderët e opozitës së bashku në një takim tek rezidenca e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Express mëson nga burime të veta se pas përfundimit të takimit me Presidenten dhe Kryeministrin, Donfrien i ka mbledhur të gjithë krerët e opozitës në një darkë.

Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi janë të ftuar në këtë takim.

Ndryshe, Donfried në takimet me liderët e institucioneve bëri të ditur se vazhdimi i dialogut me Serbisë është i rëndësisë së madhe pas sulmit të Rusisë mbi Ukrainën.

Pas përfundimi të vizitës në Kosovë, Donfried do të udhëtojë edhe në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit