Manchester United e ka vendosur sulmuesin e Ipswich Town, Liam Delap, si objektivin kryesor të merkatos së verës.
Sipas raportimeve nga the Guardian, trajneri Ruben Amorim dhe drejtori sportiv Jason Wilcox e kanë identifikuar 22-vjeçarin si një opsion ideal për të forcuar vijën e sulmit të “Djajve të Kuq”.
Delap ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League, duke shënuar 12 gola për Ipswich Town, pavarësisht se skuadra e tij po lufton për mbijetesë.
Manchester United e sheh atë si një alternativë më të përballueshme krahasuar me emra si Viktor Gyokeres, Benjamin Sesko dhe Victor Osimhen, të cilët kanë çmime më të larta në treg.
Çmimi i Delap pritet të jetë rreth £40 milionë, një shumë që United është i gatshëm të paguajë për të siguruar shërbimet e tij.