12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Del sondazhi i ri i “Reuters”-it, rritet dallimi në përkrahje mes Harrisit dhe Trumpit

- Advertisement -

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tashmë ka 4 për qind më shumë mbështetje – 45 me 41 për qind – se rivali i saj republikan, Donald Trump, sipas një ankete të publikuar të enjten nga agjencia “Reuters” dhe “Ipsos”-i, që tregon se nënpresidentja e tanishme është duke nxitur entuziazëm te votuesit dhe duke e tundur garën para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Epërsia prej 4 për qind në mesin e votuesve të regjistruar ishte më e lartë se epërsia prej 1 për qind që zonja Harris e kishte ndaj ish-presidentit Trump në një anketë të kryer nga agjencia “Reuters” dhe “Ipsos”-i në fund të korrikut, raporton kjo agjenci.

Anketa e re, e cila u zhvillua për një periudhë 8-ditore të përfunduar të mërkurën dhe ka 2 për qind margjinë gabimi, tregon se Harrisi po siguron mbështetje nga gratë dhe njerëzit hispanikë (me prejardhje nga shtetet spanjishtfolëse).

Harrisi pati epërsi prej 49 me 36 për qind ndaj Trumpit – 13 për qind dallim – në mesin e votuesve gra dhe votuesve hispanikë. Në anketën e korrikut, Harrisi kishte 9 për qind epërsi ndaj Trumpit në mesin e grave, ndërsa 6 për qind në mesin e votuesve hispanikë.

Trumpi pati epërsi në mesin e burrave dhe votuesve të bardhë, me margjina të ngjashme si në korrik, edhe pse epërsia e tij në mesin e votuesve pa diplomë universitare u tkurr në 7 për qind në anketën e re, nga 14 për qind sa ishte në korrik.

Këto rezultate tregojnë se si gara për Shtëpinë e Bardhë është tundur gjatë verës. Presidenti Joe Biden i dha fund fushatës më 21 korrik pas një performance të dobët në debatin me Trumpin, që kishte nxitur thirrje për t’u tërhequr nga gara.

Nga ajo kohë, Harrisi ka fituar terren kundër Trumpit në anketa kombëtare si dhe në ato që janë zhvilluar në shtete kyçe për garën.

Rreth 73 për qind e votuesve të regjistruar demokratë në anketë thanë se ishin më të ngazëllyer për të votuar në nëntor pas hyrjes së Harrisit në garë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit