17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Del në shesh mashtrimi i Vetëvendosjes për ndërprerjen e seancës, e demanton Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në seancën konstituive të kësaj të enjte të pranishëm ishin 100 deputetë. Raporti i Komisionit për verifikim të mandateve do të kalonte me 51 vota ‘pro’. Por, kryesuesi i seancës Avni Dehari i mbylli punimet duke e bllokuar punën. Në konferencë për media, deputetja Albulena Haxhiu si dhe deputetja Mimoza Kusari, thënë se kjo ndërprerje u bë për shkak se raporti i komisionit ka dështuar një herë, referuar seancës së 15 prillit. Pra sipas tyre ai raport më s’është i vlefshëm. Por, por, por… faqja zyrtare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në njoftimin për seancën e sotme shkruan se kryesuesi Dehari, ftoj në konstultim deputetët –përkitazi- me raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Pra, raport paska!

Faqja e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, të ndërprerë më 15 prill.

Në hapje të saj, kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një takim konsultativ përkitazi me raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve

Pas takimit kryesuesi Dehari njoftoi deputetët për ndërprerjen e seancës, duke paralajmëruar vazhdimin e saj, të shtunën, në orën 12:00.

Arsyetimi dhe pikëpamja negative e dispozitave nga Kusari-Lila

Duhet të kuptojmë dhe pranojmë se është kriju një precedan i keq, dhe ai votim është pa nga të gjithë… Duhet ta kthejmë atë raport prej fillimi, atë seancë prej fillimi, e a do ta arrijmë këtë diskutim deri të shtunën, mbetet të shihen.” – tha ajo.

Haxhiu u përgjigj:

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë unifikim të qëndrimeve të grupeve parlamentare”.

Dimal Basha ndërkaq nuk u përgjigj fare në asnjë prej pyetjeve, duke bërtitur para gazetarëve në lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj që një problem është te LDK, për mosvotimin e verifikimit të mandatave, ata janë të vetmit që kemi dhënë dëshmi që kanë vjedhë vota, kanë deputet jolegjitim në këtë Kuvend, ka njerëz që janë votu e qëndrojnë jashtë.

Edhe përfaqësues nga opozita, kanë insistuar se ky raport do të duhej të hidhej në votim.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se fakti që nuk doli në votim, tregon që VV-ja s’i ka votat.

E LDK-ja, me një komunikatë për media, theksoi se pushteti nuk e respektoi rregulloren e Kuvendit.

Edhe organizata joqeveritare KDI, theksoi se ky raport do të duhej të dilte edhe sot në votim.

Kjo ishte e përcaktuar edhe me skenarin që u publikua në media, por i cili duket se nuk i bëri përshtypje pushtetit.(Nacionale)

Të ngjashme

Të fundit