Ai kishte sqaruar aty arsyen pse kishte bërë akuzat  e rënda ndaj Hashim Thaçit për kohën e luftës, në të cilat ai e shënjestronte atë si përgjegjës për “sulme ndaj tij”.

Në letrën e tij, një pjesë të së cilës e lexoi avokati i ish-presidentit, Luka Misetiq, thuhet se akuzat Dedaj i kishte bërë për motive të hakmarrjes politike e revanshit elektoral.

“Motivi im ishte hakmarrja politike, revanshi elektoral. Këto letër ua shkruaj me vullnet të plotë, pa ndonjë joshje apo kërcënim”, tha ai.

Dedaj në fund tha se mban përgjegjësi për çdo fjalë të shkruar në atë letër.

Me propozim të avokatit kroat, kjo letër u fut në listën e provave.