Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla dje ka qenë i pari që e ka bërë të ditur se Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, ka pasur një përleshje fizike brenda objektit të MPJ’së.
Syla mbrëmë në T7 tha se Sadriu ishte rrahur me një diplomat mjaft të njohur brenda objektit të MPJ’së.
“Një rast ka qenë kur në ndërtesën e qeverisë është rrahur Prindoni me një diplomat i cili sot gjendet në Lindje të Mesme”, është shprehur Syla mbrëmë.
Në media është publikuar një dokument që tregon për një përleshje fizike të Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani. Në këtë dokument ai cilësohet si nxitës i konflikteve dhe jo kompetent.
Sadriut i është publikuar vërejtja që kishte marrë pas një përleshje fizike në ambientet e MPJ’së, në korrik të vitit 2019.
Siç thuhet në dokument, atij i ishte ndaluar gradimi për ndonjë pozitë më të lartë për arsye se krijonte konflikte verbale e fizike.
“Duke marrë parasyshë se z.Sadriu për pak muaj ka qenë nxitës i konflikteve verbale dhe fizike, çfarëdo vlerësimi dhe reference për ngritje në gradë, invalidohet. Për më tepër z.Sadriu nuk posedon as nivel të kompetencës dhe as vlerësim së është në gjendje të ushtroj detyrën me gradë të Ministrit”, thuhet në dokument.