-1.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Dekorata “Urdhri i Lirisë” i ndahet gjithë familjes Jashari nga Prekazi, Besarta: Është dashur veprim edhe vetëmohim për të arritur Pavarësinë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, në 17-vjetorin e Pavarësisë sonë ka ndarë titullin “Urdhri i Lirisë”, për gjithë familjen Jashari nga Prekazi, raporton Ekonomia Online.

Për kontributin dhe sakrificën “Urdhri i Lirisë” post-mortem iu dha dhe gjithë familjes Jashari e cila bashkë me të afërm e fqinj u vra barbarisht nga forcat serbe në mars të vitit 1998.

Dekorata me titull “Urdhri i Lirisë”, iu nda nga presidentja Osmani me motivacionin për kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës për betejën e Prekazit më 5,6,7 mars 1998.

Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari, tha se rruga deri te Pavarësia nuk ka qenë e lehtë, teksa falënderoi edhe shtetet që e kanë ndihmuar Kosovën në shtet ndërtim.

“Jam e nderuar që jam në mesin e juaj për 17-vjetorin e Pavarësisë. Duke qenë sot që prezenca ime ka qenë me atë që përfaqësoj, po e nisë me thënien e Hamëz Jasharit, ku thoshte ‘ndoshta fitohet liria me laps po neve në Kosovë na mungojnë varrezat e dëshmorëve’. Populli i Kosovës gjithmonë ka dashur dhe kërkuar lirinë, rruga deri në 17 shkurtin e vitit 2008 nuk ka qenë e lehtë, është dashur edhe veprim edhe vet mohim, andaj faleminderit edhe kombeve që na kanë mbështetur dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës, sot me kënaqësi të veçantë pasi po nderojmë 59 dëshmorët e Prekazit”, u shpreh ajo

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit