11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Deklarohet i pafajshëm se me dokumente të falsifikuara kurorëzoi 45 çifte

- Advertisement -

Kujtim Bekaj, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Skenderajt, është deklaurar i pafajshëm se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare kur në 45 raste përmes dokumenteve të falsifikuara ka lëshuar certifiata të martesave të kosovarëve me shtetas të huaj.

“Nuk e ndjej vetën fajtor”, ka deklaruar Bekaj, në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Në fjalën hyrëse, prokurorja e shtetit Fetije Bajrami tha se prokuroria ka paraqitur të gjitha provat në aktakuzë të cilat do të administrohen në shqyrtime gjyqësore dhe në bazë të këtyre provave gjatë shqyrtimit gjyqësor do të vërtetohet se i pandehuri i ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Bekaj, avokati Sylejman Klinaku fillimisht propozoi që të dëgjohet dëshmitari Flamur Gashi, e më pas tha se në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria, dhe pas dëgjimit të këtij dëshmitari dhe administrimit të provave materiale, beson fuqishëm se i mbrojturi i tij do të lirohet nga akuzat që i vihen në barrë.

Më pas seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Brahim Hetemi.

Hetemi tha se gjatë vitit 2015 kishte punuar në Komunën e Skenderajt, në bazë të kontratës mbi veprën si person me aftësi të kufizuar në cilësinë e ndihmës asistentit i zyrtarëve të gjendjes civile.

Ai ka thënë se s’ka marrë asnjëherë pjesë si dëshmitar në kurorëzimin e martesave.

Megjithëkëtë, Hetemi tha se për përpilim e aktëve të kurorëzimit ka qenë kompetent Kujtim Beka, i cili ia kishte kërkuar vetëm letërnjoftimin për të qenë dëshmitar, por nuk kishte qenë prezent në asnjë lidhje të martesës.

Sipas tij, ai kishte nënshkruar si dëshmitar në disa kurora të disa bashkëshortëve, dhe i ka besuar Kujtimit i cili ia kishte kërkuar vetëm letërnjoftimin dhe i ka thënë që të mos mundohet ia sjell dokumentet qe t’i nënshkruan në zyrën ku punonte, por nuk ka marrë pjesë gjatë lidhjes së martesës dhe nuk i njeh ato çifte.

I pyetur se a e dinte së është e kundërligjshme me nënshkru pa qenë prezent, dëshmitari tha se jo por mendon që është një gjest human.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bekaj, avokati Sylejman Klinaku e ka pyetur dëshmitarin se a i ka ofruar ndonjë gjë Kujtimi, ai u përgjigj se jo asnjëhere dhe nuk e kishte ditur që është vepër penale të bëhet dëshmitar në një lidhje martese.

Tutje, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të dytë, Isuf Blakaj.

pyetur nga prokurorja Fetije Bajrami, dëshmitari Blakaj tha se e njeh Flamur Gashin i njejti ka pasur që t’ia sigurojë një vizë pune gjermane dhe për këtë e kishte paguar gjithsej njëzet e shtatë mijë euro.

Blakaj tha se me Flamurin ishin takuar në Gjermani në vitin 2017, me të cilin kishin shkuar në një institucion për t’i dorëzuar dokumentet për vizë, dhe me ta kishte qenë edhe një grua, me të cilën figuronte se ishte kurorzuar në certifkatë të martesës, certifikatë kjo e cila kishte qenë në mesin e dokumenteve të dhëna nga Flamuri, gjoja për rregullim të vizës.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Avni Mehmeti ka pyetur dëshmitarin se a e kishte lidhur ai atë martesë pët të cilen ju kishte ofruar certifikata. Blakaj u përgjigj se i njejti nuk e kishte lidhur atë martesë, e as nuk ka qenë prezent kur është lidhur.

Tutje, Blakaj tha se certifikata ishte lëshuar nga Komuna e Skenderajt, ndërsa u betua se nuk e di as ku është komuna e Skenderajt si objekt, si dhe nuk e njeh personin që figuron në certifikatë, dhe nuk ka parashtruar asnjëherë kërkesë për të lidhur kurorë në Komunë të Skenderajt, e as nuk i njeh përsonat që figurojnë si dëshmitarë në certifikatë të kurorës.

Sipasj tij, kjo gjë nuk i është dukur normale pasi i njejti në atë kohë ka qenë i martuar me bashkëshorten me të cilën jeton edhe tani, por që nuk kanë kurorë.

I pyetur nga kryetari i trupit gjykues Avni Mehmeti, dëshmitari Blakaj tha se nuk ka jetuar dhe nuk ka pasur vendbanim asnjëherë në Komunën e Skenderajt, i njeti e ka prishur certifikatën e martesës në Gjykatën Themelore të Skenderajt, ndërsa me Flamur Gashin më nuk ka kontaktuar pasi të njejtit nuk i ka bërë telefoni.

Ndërkaq, i akuzuari Bekaj ka pyetur dëshmitarin se nëse nuk kishte qenë ai në sallën e lidhjes së martesave në Komunën e Skenderajt, a e kishte dërguar dikë tjetër. Blakaj u përgjigj se i njejti nuk kishte qenë dhe nuk e kishte dërguar askënd.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 30 janar 2020 ka ngritur aktakuzë kundër Kujtim Bekaj.

Në pikën e parë të aktakuzës, Kujtim Bekaj ngarkohet se prej vitit 2014 deri në vitin 2017, në pozitën e zyrtarit të gjendjes civile, në Komunën e Skenderajt.

Bekaj ngarkohet se ka bërë lidhjen e martesave të personave kosovarë me persona me shtetësi të huaj, pa i plotësuar kushtet për lidhjen e martesës, duke mos qenë prezent personat për lidhjen e martesës, dëshmitarët, përkthyesi, pa u vertetuar identiteti i personave, dhe lidhjet e martesave i ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile dhe ka lëshuar certifikata martesore, për 45 raste gjithsej.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Bekaj ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Kujtim Bekaj akuzohet se prej vitit 2014 e deri në vitin 2017, në pozitën e zyrtarit të gjendjes civile pranë Komunës së Skenderajt, në dokumente zyrtare ka shënuar të dhëna të rreme për personat për të cilët ka përpiluar lidhje martesore, e më pas me nënshkrimin e tij dhe vulen zyrtare ka vërtetuar dokumentet zyrtare.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Bekaj ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”, nga neni 434, paragrafi 1 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit