13.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Deklarohen nga Prokuroria: Ende nuk dihet motivet për vrasjen në oborrin e sallës së dasmave në Ferizaj

- Advertisement -

Ende nuk është bërë e ditur motivi që qoi në vrasjen e 89-vjeçarit mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizaj.

Kështu kanë bërë të ditur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, pasi që mbrëmë në oborrin e një sallë dasmash ka mbetur i vrarë Sadri Sadriu, ku dorasi dyshohet se është Festim Ramadani, zyrtar policor.

Ramadani dyshohet se pasi që ka kryer vrasjen është vetë-dorëzuar në stacionin policor, ndërsa pas tij PK ka arrestuar edhe një person të dytë.

Motivet lidhur me këtë rast penal ende nuk dihen dhe Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke punuar në mënyrë intensive për zbardhjen e rrethanave të kësaj çështje penale. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj dy të dyshuarve do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente për shkak të dyshimit të veprave penale të lartcekura.” – ka njoftuar Prokuroria

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit