Nga Partia Demokratike e Kosovës janë deklaruar në lidhje me Rezolutën që do të paraqesë sot në Kuvend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për shkarkimin ose dorëheqjen e qeverisë.
Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, tha për “Gazeta Blic” se sot do të diskutohet në Kuvend për punën 3 -vjeçare te qeverise dhe ne lidhje me kete Rezolut.
Ai tha se ata janë per zgjedhje dhe mbetet te shihet si do te veprojnë tutje sot.
“Fillimisht ne do të mbajmë një debat në lidhje me punën 3-vjeçare të qeverisë dhe do të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Ju e dini se ne jemi duke kërkuar zgjedhje sa më shpejt dhe është kërkesë e vazhdueshme e PDK-së që kjo qeveri të shkojë sa më parë në shtëpi. Do e votojmë apo jo e shohim gjatë rrugës” tha deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.