19.3 C
New York
Monday, May 26, 2025

Buy now

Deklarimi skandaloz i Gërvallës për ambasadorët, Lushaku: Kjo nuk është diplomaci, kjo ka kosto të lartë për vendin

- Advertisement -

Donika Gërvalla, deputete e Vetëvendosjes që ushtron edhe postin e kryediplomates në detyrë, në një intervistë në KTV uli peshën e fjalëve dhe qëndrimeve të ambasadorëve të akredituar në vend duke thënë se si qeveri kanë kaluar “në komunikim direkt” me krerët e atyre shteteve, sepse “jo gjithmonë” qëndrimet e ambasadorëve janë edhe të shteteve të tyre.

Një deklarimi të tillë i reagoi deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila e quajti “amatorizëm të veshur me arrogancë” ndërsa e vlerësoi për të kundërtën e diplomacisë, Donika Gërvallën.

Postimi i Lushaku-Sadriut:

‘MOS I BESONI AMBASADORËVE!’ – DIPLOMACIA SIPAS DONIKËS

Pak vonë sonte, por a e patë se Donika Schwarz kish marrë për mision: të na bindë se ambasadorët në vendin tonë nuk janë edhe aq të rëndësishëm?! Sipas saj, nuk duhet t’i marrim gjithmonë seriozisht sepse, me logjikën e saj, ata mund të flasin nga “koka e tyre”, jo në emër të shteteve që i kanë dërguar.

Në një vend si Kosova, që ekziston dhe mbijeton edhe falë miqve ndërkombëtarë, ministrja ilegale del e na thotë: mos dëgjoni ambasadorët. Pse? Sepse ajo kishe po “flet direkt me kryeqytetet”. Seriozisht? Ku janë rezultatet e këtyre komunikimeve “direkte”? Sanksionet, ndoshta. Asnjë investim e as asistencë nga BE dhe SHBA!

Kjo nuk është diplomaci miq, është amatorizëm i veshur me arrogancë e kosto tepër të lartë për vendin.

Të ngjashme

Të fundit