Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.
Pasurinë e ka deklaruar edhe tash deputetja, Albulena Haxhiu.
Sipas të dhënave të publikuar nga AKK, Haxhiu ka deklaruar një baneësë 82m2 në vlerë 60 mijë euro në pronësi të bashkëshortit dhe tokë 6 ari [të trashëguar] në vlerë 15 mijë
Haxhiu posedon një veturë Seat me vlerë 9700 euro – të blerë nga huaja dhe nga shitja e veturës së vjetër.
Tek të ardhurat vjetore, Haxhiu ka deklaruar se ka marrë 22 mijë e 540 euro nga Ministria e Drejtësisë.