21.7 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Deklarimet e VV-së pas aktgjykimit të Kushtetueses, Manaj: Shërbejnë për bllokim të themelimit të institucioneve

- Advertisement -

Shkëmb Manaj nga LDK-ja ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, është konfirmim i shkeljeve që LDK-ja ka konstatuar që nga fillimi i seancave.

Manaj thotë se deputetët e LDK-së edhe gjatë seanca për konstituim i kanë paraqitur shkeljet që i kanë bërë deputetët e VV-së.

“Sapo e kemi parë vendimin, mund të them se është ajo që ne kemi konstatuar nga fillimi dhe që ka qenë pjesë e argumentimit tonë në kërkesën drejtuar Kushtetueses – se kryesuesi i seancës ka shkelur Kushtetutën. Këto shkelje i kemi ngritur edhe në seancat e Kuvendit, duke thënë se janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, tha Manaj në Tëvë1.

Ai e cilësoi vendimin e Gjykatës si mundësi për pushtetin që t’i kthehet funksionimit kushtetues të institucioneve.

“Është një mundësi e re që partia në pushtet t’i kthehet Kushtetutshmërisë dhe të vazhdojë procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve në pajtim me Kushtetutën dhe me aktgjykimin e Kushtetueses”, shtoi ai.

Manaj tha se Gjykata Kushtetuese është autoriteti i vetëm për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa akuzoi pushtetin se sa herë nuk u ka konvenuar një vendim i saj, e kanë sulmuar këtë institucion.

“Gjykata Kushtetuese ka bërë interpretimin e saj. Është në mandatin e saj si e vetmja me autoritet në Kosovë. Partia në pushtet, sa herë që nuk ju ka konvenuar një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, i ka akuzuar madje edhe gjyqtarët me emër e mbiemër. Ne mendojmë që këto deklarime të tyre janë të papranueshme dhe vetëm janë në funksion të bllokimit të themelimit të institucioneve”, përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit