13.3 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

“Deklarime të rreme dhe të rrezikshme”: Cramon e bën për “pesë pare” Bislimin, ia kujton pse e njohu Perëndimi Kosovën

- Advertisement -

Cramon është shprehur e shokuar me deklarimet e Bislimit duke u detyruar që t’ia kujtojë edhe themelet e shtetësisë së Kosovës; por edhe njohjen e Perëndimit mbi ato themele: multi-etniciteti; të ingranuar në Kushtetutën e Kosovës mbi Planin e Ahtisaarit, mbi të cilin plan Kosova e ka shpallur pavarësinë dhe ka siguruar njohjen e mbi 100 shteteve anëekënd botës.

Këta njerëz nuk janë zëdhënësa të Aleksandar Vuçiqit, por OJQ të pavarura që mbështesin programet multietnike dhe punojnë palodhur rreth integrimit brenda Kosovës. Këto deklarime janë jo vetëm të rreme por edhe të rrezikshme, pasi që i bën shenjëstër personat e tyre dhe organizatat e tyre”, ka shkruar Viola von Cramon në reagimin ndaj Bislimit.

Jam personalisht e zhgënjyer rreth deklarimeve të fundit dhe veprimeve të fundit nga autoritetet e Qeverisë së Kosovës që kanë efekt negativ direkt mbi anëtarët e serbëve etnikë dhe minoriteteve tjera. Është kyçe të ruhet karakteri multi-etnik i Kosovës, të çmohet, vlerësohet dhe mbështetet. Sepse kjo ka qenë edhe fundamentale dhe ingranuar në Planin e Ahtisaarit/Kushtetutën e Kosovës që siguroi njohjen e Kosovës nga Perëdnimi më 2008”, ka shkruar Viola von Cramon.

Ndaj Bislimit kanë reaguar edhe OJQ-të shqiptare nga Kosova, mes tyre edhe ish-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri dhe drejtori i KIPRED, Lulzim Peci.

Denoncimi nga Zëvendës Kryeministri Besnik Bislimi ndaj kolegëve tonë të OJQ-ve Aktiv dhe NSI janë të pabaza dhe të dëmshme për liritë e shoqërive civile dhe Kosovës multietnike të definuar me Kushtetutë”, kanë shrkuar ato në Twitter.

Çka tha Bislimi?

Një takim të Lajçajut me disa OJQ serbe, Bislimi (por edhe Lëvizja Vetëvendosje) s’ka mundur ta gëlltisë assesi ku ka shkruar një seri cicërimash në Twitter, duke e quajtur Lajçakun të anshëm, por madje duke e vlerësuar edhe për gënjeshtar.

Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU-në, disa orë para raportimit në KPS për dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi”.

Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe hapur avokojnë kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës. Lajcak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bien nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes ‘së drejtë’ dhe ‘neutrale’ të zotit Lajcak ndaj palëve në procesin e normalizimit”, ka shkruar Bislimi.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit