Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka bërë deklarata të forta duke thënë se rikthimi i Lionel Messi te klubi katalanas dështoi për shkak të presidentit Joan Laporta.
Në një intervistë për një nga mediumet spanjolle, Xavi ka treguar se në vitin 2023 kishte kontakte me Messin dhe gjithçka ishte gati për rikthimin e tij në Barcelonë. Sipas tij, edhe rregullat e ligës spanjolle e lejonin transferimin, por në fund presidenti Laporta vendosi ta ndalte marrëveshjen.
Xavi shtoi se Messi ishte i gatshëm të rikthehej dhe ideja ishte që ai të mbyllte karrierën në Barcelonë, në një “vallëzim të fundit”, por kjo nuk ndodhi për shkak të vendimit të drejtuesve të klubit, më saktësisht presidenti.






