Projekti i ashtuquajtur “Super Liga” nuk respekton vlerat e meritës sportive dhe synon shkatërrimin e sistemit të garave në futboll. FFK e sheh këtë projekt si një kërcënim ndaj integritetit dhe unitetit të futbollit, duke vënë në rrezik të gjithë strukturën e futbollit, e cila që nga themelimi i UEFA-s ka nxitur konkurrencën dhe zhvillimin e futbollit.

Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm UEFA-n dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme të përbashkëta për të parandaluar çdo përpjekje për ndarje të futbollit.

Ne besojmë se e drejta dhe fuqia janë në anën e sistemit të bazuar në meritë sportive, dhe se kërcënimi i projekteve si “Super Liga” do të dështojnë dhe do të përballen me rezistencë dhe unitet të klubeve dhe të gjithë futbolldashësve.

FFK nxit të gjitha pjesëmarrësit e futbollit që të bashkohen në këtë kauzë të rëndësishme për të mbrojtur integritetin dhe vlerat e sportit tonë të dashur.

Ata që synojnë të ndahen nga familja e futbollit, e cila i ka rritur, do të ballafaqohen me refuzim dhe kritikë nga komuniteti i futbollit.

FFK beson se uniteti dhe besimi në vlerat sportive do të fitojnë gjithmonë mbi ndarjen dhe interesat e ngushta.

Me vendosmëri do të vazhdojmë të mbrojmë futbollin tonë dhe të përkrahim çdo hap drejt një garë të drejtë, e bazuar në meritë sportive