-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Deklaratat për prokurorët në fushatë elektorale shihen si cenim i rendit kushtetues

- Advertisement -

Subjekti politik në pushtet edhe në fushatë elektorale nuk i ndal “porositë” ndaj akterëve të sistemit të drejtësisë.

Radhën këtë herë e pati prokurori që e ka ftuar kryeministrin Kurti si dëshmitar në çështjen e rezervave shtetërore.

“Prokurori që po i çon ftesë kryeministrit si dëshmitarë për rezervat shtetërore, e ka mbyllë atë rast. Pra, prokurori Milot Krasniqi e ka mbyllë rastin e Vicianiumit, e tash po merret me kryeministrin Kurti. Por, jo më pas 9 shkurtit”, ka deklaruar ministrja, Albulena Haxhiu.

Ky lloj adresimi, cilësohet edhe jo kushtetues.

“Deklaratat e tilla natyrisht se në njëfarë forme e cënojnë edhe rendin juridik e kushtetues. Është sulm i drejtpërdrejt jo vetëm ndaj një prokurori, por është sulm i drejtpërdrejt ndaj sistemit të drejtësisë, është sulm i drejtpërdrejt edhe ndaj vet Kushtetutës, e cila rregullon mënyrën se si do duhej të funksiononte një shtet demokratik, siç është Kosova”, ka deklaruar Anton Ndrecaj nga Instituti CLARD.

Këto dhe akuzat e Vetëvendosjes ndaj opozitës për pengim të reformave në drejtësi, vlerësohen si tentativa për mbulim të dështimeve.

“Tani jemi në situatën kur dështimet e zotimeve që i ka dhënë kur ka ardhur në pozitën e ministres, i kthen në sulme kundrejt të njëjtit institucion ndaj të cilit është zotuar që ta fuqizojë e të bëjë ndryshime, dhe do të kemi një sistem të drejtësisë të besueshëm. Një Këshill Prokurorial dhe Këshill Gjyqësor që do ta kryenin detyrën e tyre.”

Ftesës së Prokurorisë së Shtetit për intervistim, kryeministri nuk iu përgjigj për më shumë se një muaj, derisa insiston se ky intervistim të bëhet në zyrën e tij në kryeministri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit