Deklaratat e Kurtit për mediat, Çitaku: Mjaft më me sulme dhe etiketime të pabazuara

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar nga deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për mediat, duke i quajtur ato të papranueshme.

Ajo tha se kjo është një përpjekje për të hedhur mjegull dhe për të shmangur përgjegjësinë.

“Skandaloze dhe e papranueshme deklarata dhe sulmet e Albin Kurtit sot nga foltorja e Kuvendit kundër mediave. Një njeri që ka pasur pushtet pothuajse absolut në Kosovë për gati gjashtë vite, del dhe hedh akuza të rënda, duke pretenduar se media kanë marrë para nga Serbia. Kjo është përpjekje për të hedhur mjegull dhe për të shmangur përgjegjësinë”, tha ajo.

Çitaku i tha Kurtit që duhet të ndalet me sulmet  dhe etiketimet e pabazuara kundër mediave të lira.

“Kush ka marrë para nga Serbia, Albin? Kush? Nxirr emrat. Nxirr faktet. Mjaft më me sulme dhe etiketime të pabazuara kundër mediave të lira. Një njeri që mban në pushtet Martin Berishajn, për të cilin janë publikuar fakte për afera milionëshe me GEN-in serb, dhe vazhdon ta mbajë ambasador, nuk ka as kredibilitet moral dhe as të drejtë të sulmojë të tjerët”.

“Ndërkohë, atij që përhap narracione  të UDB-së për masakrën e Dubravës, i financohen botime dhe i promovohen nëpër sheshe e ambasada. Boll më”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit