5.5 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Deklaratat e Haki Abazit, reagon Kryeprokurori: Të hënën ose të martën do ta intervistojmë

- Advertisement -

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për Indeksonline ka thënë se do të intervistohet deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi.

“Të hënën ose të martën do të intervistohet Haki Abazi, jo të tjerët”, tha Isufaj.

Kjo vjen pas pretendimeve të tij, se posedon video-inçizim që sipas tij do të zbardhte zhdukjen e mostrave në IML të Astrit Deharit.

“Audio-incizimet konfirmojnë diskutimin ndërmjet Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit e Dejona Mihalit për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit. Video-incizimet janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit”, tha Abazi.

Deputeti Haki Abazi ka thënë se për rastin e Astrit Deharit dhe zhdukjen e mostrave të tij duhet të merren në pyetje disa figura të Vetëvendosjes, duke filluar nga kryeministri Kurti.

Abazi tha se Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë nga kamerat dhe se, sipas tij, dihet qartë se kush i ka nxjerrë mostrat e Astrit Deharit dhe i ka zhdukur ato.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit