Home Rozë Deklaratat e Georgina Rodriguez shkaktojnë polemika në rrjet

Deklaratat e Georgina Rodriguez shkaktojnë polemika në rrjet

0
Deklaratat e Georgina Rodriguez shkaktojnë polemika në rrjet

Georgina Rodríguez ka  bërë një dalje të fundit publike për një televizion spanjoll duke dashur të promovojë edhe në këtë mënyrë dokumentarin e saj në Netflix.

Ajo foli për jetën e saj të re në Riad, sekretet e dokumentarit dhe si është të jetosh me Cristiano Ronaldon.

Modelja  ka folur edhe për fëmijët e saj me disa deklarata që u komentuan jo pak në rrjetet sociale. Ajo tha se përpiqet t’u tregojë fëmijëve të saj se dhe ajo dhe Ronaldo vijnë nga familje të varfra.

 “Unë u them atyre që nuk duhet ta lënë ushqimin e tyre. Herë pas here i vendos  video me fëmijë që nuk kanë ushqim dhe u them që kjo mund t’u ndodhë edhe atyre.”

Një tjetër pikë e intervistës që u bëri përshtypje jo pak shikuesve ishte edhe një deklaratë tjetër e bukuroshes. Ajo u shpreh se ajo dhe futbollisti kanë një jetë të thjeshtë dhe se nuk janë “materialistë”.

Por teksa bëri këto deklarata nuk harroi të përmendte edhe dhuratat lukzoze që i ka bërë partnerit të saj.

Exit mobile version