Home Lajme Botë Deklarata për hedhjen e bombës atomike në Gaza, Netanyahu pezullon ministrin e ekstremit të djathtë

Deklarata për hedhjen e bombës atomike në Gaza, Netanyahu pezullon ministrin e ekstremit të djathtë

0
Deklarata për hedhjen e bombës atomike në Gaza, Netanyahu pezullon ministrin e ekstremit të djathtë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pezulluar një ministër të kabinetit të ekstremit të djathtë nga pjesëmarrja në mbledhjet e qeverisë, pasi ministri sugjeroi se hedhja e një bombe bërthamore në Gaza ishte “një mënyrë” për t’u marrë me krizën.

Ministri i Trashëgimisë Amichay Eliyahu u pyet të dielën herët në Radio Kol Berama, një radio-stacion fetar, nëse duhet të përdoret një armë bërthamore në Gaza, për të cilën Eliyahu u përgjigj “kjo është një mënyrë”, shkruan CNN.

Ai më vonë tha se nuk donte që përgjigja e tij të merrej fjalë për fjalë.

“Deklaratat e ministrit (Amichay) Eliyahu nuk bazohen në realitet,” shkroi Netanyahu në X.

“Izraeli dhe IDF po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të shmangur dëmtimin e të pafajshmëve. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë deri në fitoren tonë.”/abcnews.al

Exit mobile version