-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Deklarata për Amerikën, Hoti i reagon Kurtit: Kur bashkëpunonim me partnerët njohjet na vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë

- Advertisement -

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit aktual, Albin Kurti se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, e as ai SHBA-në.

Hoti ka thënë se kur Kosova bashkëpunonte me partnerët ndërkombëtarë, njohjet vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë, referuar këtu njohjes nga shteti i Izraelit.

Tani Hoti, thotë se Kosova është në një situatë kur duhet të gëzohet vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës.

“Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!
Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.
Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!”, ka shkruar Hoti.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=718358752984975&id=100044325704635&mibextid=Nif5oz

Ndaj deklaratës së Kurtit të bërë mbrëmë në një intervistë për Zërin e Amerikës ka reaguar pak më parë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj pyet se cila është logjika e kësaj fjalie, kur nuk mbahet mend që SHBA ta ketë kërkuar një gjë të tillë.

Sipas kreut të AAK-së, Kurti po mundohet ta krijojë përshtypjen se ai mund të jetë viktimë e një “komploti ndërkombëtar”.

Kurti  në intervistën e mbrëmshme ka theksuar se me ShBA-në pajtohet pothuajse gjithmonë, duke shtuar se ka takime të rregullta me ambasadorin amerikan.

Megjithatë, Kurti vlerësoi se as ai s’mund ta përfaqësojë ShBA-në e as ambasadori amerikan e DASH-i s’mund ta përfaqësojnë Kosovën.

“Unë nuk e ndjej këtë, përkundrazi, unë kam takime të rregullta me ambasadorin amerikan për çdo javë dhe jemi vazhdimisht në kontakt e në komunikim dhe pothuajse gjithmonë pajtohemi, por jo gjithmonë, sepse unë nuk mund t’i përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadori amerikan dhe as sekretari i shtetit apo departamenti i shtetit nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën. Ne udhëhiqemi nga idealet amerikane, mirëpo kjo është Kosovë dhe ne duhet ta mbrojmë shtetin tonë, popullin tonë, historinë tonë edhe më shumë sesa që e bën këtë kushdo tjetër. Pra, ne nuk mund të presim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbrojnë Kosovën në diskurs edhe më shumë sesa vet ne, përkundrazi ne duhet që për Kosovën të kërkojmë edhe më shumë sesa kushdo tjetër, edhe më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit